PAMJE TE RENDA/Momenti kur punonjësi i Bashkisë bie nga lartësia në Berat,...

PAMJE TE RENDA/Momenti kur punonjësi i Bashkisë bie nga lartësia në Berat, arrestohet një inxhinier

121
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi te enjten qytetaret ne Berat.

46-vjeçari Shkëlqim Metkaj, punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, është rrëzuar për vdekje ndërsa priste një pemë në anë të brigjeve të lumit Osum.

Abc News ka siguruar pamje nga momenti fatal që i ka kushtuar jetën 46-vjeçari.

Në një moment gjysma e pemës rrëzohet dhe të njëjtin fat pëson edhe Metkaj i cili si duket nuk ishte i siguruar me asnjë masë mbrojtëse.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar ditën e sotme 31-vjeçari Karafil Bregu, inxhinier pyjesh në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY