EMRI /Vrasje në Tiranë, “dezertori” lë të vdekur 61-vjeçarin

EMRI /Vrasje në Tiranë, “dezertori” lë të vdekur 61-vjeçarin

157
0
Shares

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”. 37-vjeçari i dënuar më parë për Dezertim nga shërbimi Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie,  me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY