Autor i dyshuar i masakrës së trefishtë në Lushnje, gjykata merr vendimin...

Autor i dyshuar i masakrës së trefishtë në Lushnje, gjykata merr vendimin për Orges Bilbilin

151
0
Shares

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Orges Bilbilin duke rrëzuar kështu kërkesën e tij për lirim.

Prokuroria ka ngritur akuzat për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe grup i strukturuar kriminal” ndaj 3 të arrestuarve. Bilbili, ka qenë jo vetëm një nga personat më të kërkuar në rrethin e Lushnjës e në Shqipëri, por edhe në kërkim ndërkombëtar.

Orges Bilbili është i akuzuar si autorë të masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017  rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike.

Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY