COVID-19/OBSH del kundër, pse nuk janë ende dakord për kurimin me plazmë

COVID-19/OBSH del kundër, pse nuk janë ende dakord për kurimin me plazmë

45
0
Shares

OBSH nuk e cileson zi zgjidhje perfundimtare kurimin me plazme, te cilen SHBA e miratoi zyrtarisht.

OBSH  ka deklaruar se do të mbikëqyrë miratimin e SHBA-së për përdorimin e plazmës të pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi për trajtimin e personave të infektuar, duke thënë se provat  mbeten ende të cilësisë jo të lartë, raporton Reuters.

Plazma e pacientëve të rikuperuar e cila është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, së fundmi do të përdoret edhe si terapi për trajtimin e COVID-19.

Të dielën Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA, autorizoi përdorimin e saj tek pacientët me koronavirus, pasi sipas tyre ajo është e sigurt dhe efektive.

Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se vetëm disa prova klinike të plazmës kanë treguar rezultate të sigurta, ndërsa provat e tanishme nuk e kanë dëshmuar mjaftueshëm efektivitetin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY