Plani i PD-së/Basha: Vendit i duhet një ndryshim, do ta heqim progresiven,...

Plani i PD-së/Basha: Vendit i duhet një ndryshim, do ta heqim progresiven, zgjidhja është taksa e sheshtë

44
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehet se taksa progresive e aplikuar nga qeveria Rama ka dështuar këto 7 vite duke rrënuar shqiptarët.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, lideri demokrat, thotë se ka zgjidhjen për të kapërcyer varfërinë. Për Lulzim Bashën zgjidhja është rikthimi te taksa e sheshtë, 9%.

Më tej, Basha thekson se “Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa”.

Çdo ditë që kalon shqiptarët paguajnë më shumë taksa, ndërsa Rama i përdor ato për të bërë më shumë PPP me klientët e tij. Si pasojë e këtij keqmenaxhimi dhe kësaj arrogance, Shqipëria zhytet në varfëri, njerëzit humbin vendet e punës dhe kriza ekonomike thellohet.

Rama e ka futur dorën thellë në xhepin e çdo qytetari. Ai nuk mendon për njerëzit, por vetëm për nje grusht klientësh dhe oligarkësh dhe e ka vënë shtetin dhe cdo politikë fiskale në shërbim të tyre duke i lënë qytetarët në mëshirën e fatit.

Vendit i duhet një ndryshim i madh dhe rrënjësor! Politika jonë fiskale është pjesë e Planit Ekonomik për ti kthyer frymëmarrjen vendit dhe ekonomisë së njerëzve: më shumë të ardhura në xhepat e tyre dhe më pak taksa. Ne do ti eliminojmë nivelet e shumta të taksave mbi punën, do ti heqim pengesat që vetëm frenojnë zhvillimin dhe do të thjeshtojme të gjithë sistemin.

Ne besojmë se më shumë para në duart e qytetarëve do të nxisin investimin në arsimim dhe kualifikim dhe do ti japin frymë rritjes ekonomike. Politika jonë fiskale ka në bazë taksën e sheshtë 9% për qytetarët dhe të punësuarit, taksa më e thjeshtë dhe më e ulët në të gjitha vendet e rajonit.

Mirëqenia e shtresës së mesme, e atyre që punojnë dhe prodhojnë, është jetike për rimëkëmbjen e gjithë ekonomisë shqiptare. Vetëm një qeveri serioze që kujdeset për njerëzit do ta vendosë shtetin dhe politikbërjen në funksion të rritjes së të ardhurave të gjithësecilit dhe jo të një grushti njerëzish! Shqipëria e ka potencialin të ofrojë mirëqenie dhe siguri për të gjithë qytetarët e saj” shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY