DETAJE/Ngacmim seksual, dhunë dhe sherre, arrestime të tjera në Durrës

DETAJE/Ngacmim seksual, dhunë dhe sherre, arrestime të tjera në Durrës

71
0
Shares

Nderkaq, policia ne qarkun e Durresit, ka kryer disa arrestime dhe procedime, duke dhene dhe detajet.

Mesohet se jane proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”. Nderkaq, jane arrestuar 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht shtetasit:

M.L., 57 vjeç, banues në fshatin Larushk, Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit H.L., banues në fshatin Larushk, Krujë.

-V.M., 46 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, pasi i ka pushtuar një sipërfaqe toke shtetasit E.A., banues në fshatin Halilaj, Krujë.

Po keshtu u arrestuan në flagrancë shtetasit B.S., 58 vjeç dhe F.S., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, (vëllezër), pasi për arsye pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

“Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan shtetasin: H.L., 55 vjeç, sepse në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 42 vjeç, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Opel”, duke i shkaktuar vetëm dëme materiale’,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY