Dvorani kërkon rikthimin në KED, letrën ia dërgon Vitore Tushës

Dvorani kërkon rikthimin në KED, letrën ia dërgon Vitore Tushës

52
0
Shares

Ardian Dvorani kërkon të kthehet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi deri në fund të vitit që shënon edhe mbarimin e mandatit të anëtarëve të këtij këshilli.

Në letrën drejtuar drejtuar Vitore Tushës, ai shkruan se ai duhet të kthehet në KED si anëtar deri në fund të vitit pavarësisht vendimit të KLGJ për ta ndërprerë atë.

Dy muaj më parë Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të shkarkojë Ardian Dvoranin si kryetar të KED, si dhe nga posti i anëtarit në këtë institucion me argumentin se e kishte tejkaluar afatin.

Për pasojë ai humbet edhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë.

Më pas KLGJ caktoi gjashtë vende vakante ku Dvorani mund të vazhdonte të përfundonte mandatin e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY