VIDEO/Pamje nga operacioni në Lazarat, 54- vjeçarit iu kapën 15 kg kanabis

VIDEO/Pamje nga operacioni në Lazarat, 54- vjeçarit iu kapën 15 kg kanabis

64
0
Shares

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi arrestimin e djeshëm të Shkëlqim Bashës në Lazarat. 54- vjeçarit në bodrumin e shtëpisë iu kapën 15.5 kg kanabis, 1 pushkë 4 krehëra dhe 900 fishekë.

Operacioni Policor ”Sopoti” u finalizua pikërisht me arrestimin e tij në lagjen ”Përroi Selime” teksa ende në Lazarat vijon të ketë kultivim kanabisi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B.,  në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.”, njoftojnë blutë e Gjirokastrës.

https://www.facebook.com/watch/?t=0&v=327037538439325

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY