Merret vendimi: Shkollat do të hapen në 14 shtator

Merret vendimi: Shkollat do të hapen në 14 shtator

75
0
Shares

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zbuluar skenarët, edhe pse jane konfuze, me të cilët po punojnë për hapjen e vitit të ri shkollor në shtator.

Në një komunikim në Facebook, me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Shahini tha se kanë skenarë të ndryshëm për mënyrën se si do të funksionojë mësimi.

Ministrja tha se ka shkolla që mësimi mund të zhvillohet normalisht, pasi kanë pak nxënës. Ndërsa shtoi se ka edhe shkolla me numër të madh nxënësish, të cilët duhet të ndahen me turne. Ministrja Shahini bëri me dije se nga sondazhi i zhvilluar mes nxënësve, mësuesve dhe prindërve rezultoi se 87% e tyre dëshironin kthimin në shkolla dhe vetëm 13% ishin për vijimin e mësimit online.

“Skenarët janë të ndryshëm në varësi të numrit të nxënësve. Ka shkolla që mund të vazhdojnë mësimin normalisht se kanë pak nxënës. Ka shkolla që kanë numër të madh nxënësish që duhet të organizohen në një formë tjetër. Duke i ndarë ose në më shumë turne ose duke i çuar disa nxënës te shkollat më të afërta. Ne kemi bërë një pilotim. Mund të ruajmë shëndetin duke i hapur shkollat me shumë sukses. Kemi parë edhe modelet e vendeve të huaja. Bashkitë do të duhet të fillojnë pastrimin  shkollave”, u shpreh ministrja.

Ndersa Manastirliu shpjegoi se po përgatitet protokolli I sigurisë për hapjen e shkollave, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

“Nga vëzhgimet e kryera rezulton se transmetimi I sëmundjes në shkolla ka qenë I rrallë. Ato kanë pak mundësi të përhapin virusin nëse merren masa. Kemi eksperiencën me hapjen e kopshteve ku është vënë re se pavarësisht rasteve të infeksioneve nuk kemi pasur shpërthime”,- u shpreh ajo.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/228649585103742/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY