Aksion policor në kryeqytet, detajet e shkeljeve në 24 orët e fundit

Aksion policor në kryeqytet, detajet e shkeljeve në 24 orët e fundit

46
0
Shares

Në 24 orët e fundit janë evidentuar katër raste të shkeljes së protokolleve të sigurisë dhe ne kryeqytet.

Ndëshkohen me nga 3.000.000 lekë gjobë tre shtetas dhe me 1.000.000 lekë një tjetër, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar dy ambiente në të cilët ushtrohej aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë u kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve RR. XH. dhe H. H., masën administrative 3.000.000 lekë secilit.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, i kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë, shtetasit H. I., pronar i një restoranti, pasi u konstatua duke zhvilluar ceremoni festive duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Po në vijim të kontrolleve sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5,kanë ndëshkuar me masë administrative 3 milion lekë, dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, subjektin me pronar shtetasi R.C., pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.

Raste te gjobitjeve pati dhe ne Shkoder, Korçe dhe ne Pogradec.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY