Vijnë për të ndaluar dasmën në Shkodër, menaxherja e lokalit ua mbyll...

Vijnë për të ndaluar dasmën në Shkodër, menaxherja e lokalit ua mbyll derën policëve

183
0
Shares

Policia e Shtetit pasi ka marrë informacionë se në një lokal në Shkodër po bëhet dasëm në kundërshtim me rregullat e covid-19 është nisur menjëherë drejt subjektit. Por aty kanë hasur forcën e menaxheres së lokalit.

Në momentin që kanë mbërritur forcat policore shtetasja E. N., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, si menaxhere e këtij subjekti, ka mbyllur portën hyrëse duke penguar forcat e policisë të futen në ambientet e brendshme për kontroll, në kuadër të masave anticovid.

“Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, pas njoftimit të marrë në Polici se në nje lokal po organizohet dasëm, menjëherë është bërë verifikimi duke shkuar në adresën e dhënë.

Nga strukturat e Policisë janë kryer veprimet hetimore ku është proceduar ne gjëndje të lirë shtetasja E. N., për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe në zbatim të Aktit Normativ nr. 3, është marrë masa administrative ndaj këtij subjekti me 1 milion lekë”,njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY