Këlliçi denoncon skandalin: Shkollat e mbyllura, Veliaj bën tender me vlerë 480...

Këlliçi denoncon skandalin: Shkollat e mbyllura, Veliaj bën tender me vlerë 480 milionë lekë

82
0
Shares

Kreu i Forumit Rinor të PD, Belind Këlliçi, ne nje denoncim te fundit, zbulon se Kryetari i Bashkise Erion Veliaj vazhdon me tenderat te cilat si pas tij jane te pakuptimte ne kete situate.

E fundit, eshte rasti i tenderave me shkollat publike ne kryeqytet. Kelliçi siguron dokumentat ne te cilat vertetohet se vlera e ngrohjes se shkollave eshte 10-fishuar, pra tenderi eshte rritur me shume se nje vit me pare.

Të gjithë shkollat në territorin e Republikës së Shqipërisë u mbyllën për shkak të situatës së pandemisë, por pavarësisht këtij fakti, Bashkia Tiranë vazhdoi të vjedhë e të jape tendera pa kuptim! Vlera e këtij viti për ngrohjen e shkollave është rritur çuditërisht me 10-fish të vlerës së tenderit të vitit të kaluar. Megjithëse nuk dihet ende se si dhe kur do të hapen shkollat në Shqipëri, prapa skenave po luhet një lojë që ka për qëllim boshatisjen e xhepave të qytetarëve dhe pasurimin e zdromsit në Bashkinë Tiranë.

Nga 51 milionë lekë që kushtonte vjet, ky tender kushton 480 milionë lekë këtë vit. Shifra marramendëse dhe të pajustifikueshme në një periudhë post-tërmet dhe post-Covid! Të dhënat e tenderit në Open Data 👉🏻 https://bit.ly/3alkHA5″,-shkruan Këlliçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY