“Qeveria shënon rekord negativ”, Këlliçi: Rama vendos në krye të çështjeve rinore...

“Qeveria shënon rekord negativ”, Këlliçi: Rama vendos në krye të çështjeve rinore asistenten e tij personale pa eksperiencë

293
0
Shares

Belind Këlliçi, kreu i forumit rinor te PD, ka akuzuar qeverinë Rama se ka shenuar nje rekord negativ në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Sipas tij, Qeveria shqiptare kishte shansin historik këtë vit që në kuadër të mbajtjes së presidencës së OSBE-së, të ishte një zë i fortë dhe në arenën ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e të rinjve, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Këlliçit, arsyeja qendron tek objektivat e qeverisjes se tij, ku ka nxitur dëshirën e më shumë se 79% të të rinjve për ta lënë një herë e mirë Shqipërinë.

Ai i referohet raportit te “World Economic Forum”, ne te cilin renditet Shqipëria si vendi i dytë më të keq në botë për punësimin e të rinjve.

Përditë e më shumë të rinj profesionistë, mjekë, infermierë, ekonomistë, inxhinierë IT, largohen nga Shqipëria, duke e kthyer vendin tonë në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për numrin e azil kërkuesve në shtetet e BE, më shumë se të gjitha vendet e rajonit të mbledhura së bashku.

Kjo nuk mund të ndodhë në një vend ku Ministria e Arsimit dhe Rinisë e ka humbur tërësisht legjitimitetin e saj, duke u kthyer në një organizatë partiake, e cila nuk i shërben më interesave të të rinjve, e mbi të gjitha, i ka kthyer institucionet e edukimit publik në streha dhune dhe abuzimi.

Për t’i vënë kapakun gjjthë këtij dështimi spektakolar, Edi Rama ka vendosur si Përfaqësuese Speciale të OSBE-së për çështjet e rinisë dhe sigurisë, asistenten e tij personale, nëpunësen politike të PS, një person pa eksperiencë sa i takon çështjeve rinore, të edukimit apo sigurisë, Kejsi Seferin.

Kanë kaluar tashmë 8 muaj që nga marrja e kryesisë së këtij institucioni dhe ende sot nuk kemi parë asnjë iniciativë promovuese për të rinjtë”,-shkruan ai ne reagimin e fundit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY