Momenti kur vajza e Putin merr vaksinën kundër Covid-19, dokumentat sekretë hedhin...

Momenti kur vajza e Putin merr vaksinën kundër Covid-19, dokumentat sekretë hedhin hije dyshimi mbi cilësinë

77
0
Shares

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi dje me tone fitimtare se Rusia ka siguruar vaksinën kundër Covid-19, e para ne bote qe ka avancuar ne kerkime.

Putin tha se gjatë disa testimeve vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe se ofron një imunitet të qëndrueshëm ndaj COVID-19.

Madje ai tha se njëra nga vajzat e tij tashmë është vaksinuar, dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjëja më e rëndësishme është që të sigurohet një siguri e plotë e vaksinës dhe efikasitetit të saj”, tha ai ndërsa shtoi se një nga dy vajzat e tij ka marrë vaksinën. Në mediat e huaja kanë qarkulluar edhe pamje nga momenti ku vajza e Putin injekton vaksinën.

Por, ka ende pikepyetje lidhur me efikasitetin e kesaj vaksine. Disa dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail japin detaje se vaksina që prezantoi Putin është testuar vetëm në 38 persona dhe efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella, këputje, etj.

Edhe agjencia e lajmeve Fontanka shkruan se vaksina e shumë trumpetuar nga Rusia u regjistrua pas 48 ditësh kërkime dhe efektiviteti i saj është ende i panjohur.

Madje dhe vete OBSH nuk eshte e bindur per keto rezultate, dhe ndaj ka kerkuar te hetoje mbi kete vaksine.

Në një nga dokumentet e dorëzuar për regjistrimin e vaksinës shkruhet se “nuk janë bërë studime klinike për të parë studiuar efektin epidemiologjik”, ndërkohë që Putin deklaroi më herë se ajo i kishte kaluar të gjitha testet e nevojshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY