Sherr me fqinjin, vëllezërit në Himarë plagosin dhe 3 nga forcat e...

Sherr me fqinjin, vëllezërit në Himarë plagosin dhe 3 nga forcat e policisë

100
0
Shares

Dy vëllezët janë konfliktuar me fqinjin e tyre në fshatin Vranisht, Himarë, dhe për t’i ndarë ka ndërhyrë policia.

Më pas vëllezërit kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga njërin prej tyre dhe ka shpallur në kërkim tjetrin.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç  banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre”,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY