Ish-deputeti nxjerr “bllof” ministrinë për spitalin COVID 3: Manastirliu harroi çfarë premtoi

Ish-deputeti nxjerr “bllof” ministrinë për spitalin COVID 3: Manastirliu harroi çfarë premtoi

41
0
Shares

Vazhdojne denoncimet nga Partia Demokratike, ku se fundmi ish-deputeti Bardh Spahia ben publike mesazhet qe vijne ne adresen e tij.

Sipas tij, fatkeqësisht vazhdon saga e familjarëve që presin me orë informacion mbi të afërmit e tyrë të shtruar në dy spitalet Covid në Tiranë.

“Sikur Ogerta të kishte mbajtur premtimin e hapjes së spitalit Covid3, për të pritur rastet në fazë shërimi, për të ulur ngarkesën e dy spitaleve që trajtojnë të infektuarit, do kishte qenë një lehtësim për të gjithë, edhe familjarët.
Më 25 PRILL, ministrja Manastirliu e premtoi këtë për spitalin Covid 3, duke thënë me zë e figurë, e pasqyruar edhe në faqen zyrtare”,- shprehet ai.

Bardh Spahia shkruan se pas denoncimeve të opozitës e medias, Manastirliu harron cfarë ka premtuar dhe na del me variatin, se paskërka një plan me llogjikë.

“…siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se “ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid”,-shkruan ai.

Ish-deputeti thote se nuk ka asnjë strategji, por deklaratat bëhesa për t’i hedhur sy shqiptarëve.

“Po të kishte një plan veprimi konkret, ai do zbatohej, e nuk do harrohej rrugës, mes përgatitjes së videove për mashtrime të tjera”,-shprehet ai.

/DRONIal/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY