Ndërron jetë nga Covid-19 inxhinieri i njohur shqiptar i pyjeve

Ndërron jetë nga Covid-19 inxhinieri i njohur shqiptar i pyjeve

201
0
Shares

Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19 inxhinieri i njohur i pyjeve Ferdin Liçaj. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ata shprehen se Liçaj ka qenë një njeri model dhe ekspert i talentuar në fushën e mjedisit dhe pyejeve.

Te nderuar miq, sot u nda nga jeta njeriu tim i dashur Ferdin Liçaj. Ai nuk mundi ti mbijetoj virusit te tmerrshem qe e preku perpara disa ditesh. Lajmi i largimit te tij nga kjo jete me ka shokuar dhe me ka shkaketuar nje boshllek te madh shpirteror. Ferdini ishte model i njeriut, i ditur, i edukuar, i dashur dhe teper njerzor. Ai ishte nje ekspert i talentuar dhe me aftesi te rralla ne fushen e mjedisit dhe te pyjeve. Projektet e tij te shumta ne kete fushe jane modele teper profesionale dhe te punuara me pasion e talent te veçant. Une kam pasur lidhje te ngushta me Ferdinin jo vetem si i aferm i tij por, e kisha edhe si model te intelektualit dhe eruditit me dije te shumeaneshme. Sa shume kam mesuar nga Ferdini dhe sa shume do te me mungoje. Lutem qe shpirti i tij te gjej prehje ne paqen e perjeteshme. Zoti u kujdeste per kete shpirt te bukur dhe i rezervofte vendin e merituar ne parajse. Lamtumire i dashuri tim Ferdin”, shkruan Xhafer Meçe një nga miqtë e inxhinierit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY