Sekuestrohet Ish- hotel Vollga në Durrës, i vihet shiriti

Sekuestrohet Ish- hotel Vollga në Durrës, i vihet shiriti

97
0
Shares

Sekuestrohet ish hotel Vollga në Durrës. Sekuestrimi u bë nga agjencija e administrimit te pasurive të sekuestruara dhe te konfiskuara.

Sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata antikorrupsion. Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “antimafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi është bërë pronar i vetëm i ish-Hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.

Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazit ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.

Pritet që agjensia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara të dalë në një konferencë për mediat, ku do të tregojë edhe se çfarë do të ndodhë me fatin e kësaj godine.

Ku vendim i SPAK vjen në një kohë kur Shullazi është vendosur nën regjimin e posaçëm 41 bis, ku i ndalohen takimet nqë burg, dhe numri i telefonatave do të jetë i kufizuar, dhe të gjitha do të jenë të përgjuara nga ana e autoriteteve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY