Policia e Tiranës prangos 7 persona brenda 24 orëve, detajet e aksionit

Policia e Tiranës prangos 7 persona brenda 24 orëve, detajet e aksionit

45
0
Shares

Shtatë persona janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës, dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Duraku”, pranë stadiumit, u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi paketash dhe një shumë parash.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. S., 51 vjeç, pasi në rrugën Tiranë-Ndroq, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje te dehur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi I. U., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. J., 31 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY