Vdekjet e banoreve nga tërmeti, lirohet biznesmeni i arrestuar 3 ditë më...

Vdekjet e banoreve nga tërmeti, lirohet biznesmeni i arrestuar 3 ditë më parë

46
0
Shares

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “detyrim paraqitje” për Artur Terziun, pronarin e lokalit “Barons” tek pallati në lagjen nr.6, ku vdiqën dy gra gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Terziu u vu në pranga vetëm 3 ditë më parë.

Ekspertiza e pallatit ka nxjerrë betonin të dobët dhe si rrjedhojë është shembur pallati. Në çështjen e tij është ndryshuar akuza nga “vrasje në rrethana të tjera” në “ndërtim pa leje”.

Gjithashtu është dhënë masa ‘detyrim paraqitje’ për Arben dhe Dëshira Qaton të Vilës Palma, pasi ndodhen të shtruar në spital.

Për Arben Qaton dhe për Terziun, prokuroria e Durrësit ka ankimuar në apel. Organi i akuzës thotë se pallati 6-katësh që u shemb pjesërisht në Durrës pas tërmetit, ndodhi si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit. Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar “Barons” në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit.

Sipas hetimeve të prokurorisë përgjegjësi kanë edhe zyrtarë të ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV. Dy gra, Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana humbën jetën tek ky pallat pas shembjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY