Shoferi i vdiq nga koronavirusi, Spiropali mesazh prekës: Na trondite, s’kam më as lot!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagon pas lajmit të hidhur se shoferi i saj, gardisti 58-vjecari Gani Potka, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Në një mesazh prekës, ministrja shpreh tronditjen e thellë për largimin e tij nga jeta, duke thënë se “12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm”.

Më tej, Spiropali vijon me fjalët e trishta se “Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht”.

“Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë”,-shkruan Spiropali.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje