Plagoset një person në Ksamil, policia arreston adoleshentin

Plagoset një person në Ksamil, policia arreston adoleshentin

49
0
Shares

Një 33-vjeçar është qëlluar me thikë ditën e djeshme në Ksamil. Nderkaq policia ka rene ne gjurmet e autorit dhe e ka arrestuar.

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes Xh. I., 18 vjeç banues në Konispol ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij V. B., 33 vjeç.

“Kapet dhe arrestohet nga Policia autori i plagosjes së djeshme në Ksamil dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli.

Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY