SPAK merr të pandehur gjyqtarin Luan Daci, nis përballja e tij me...

SPAK merr të pandehur gjyqtarin Luan Daci, nis përballja e tij me drejtësinë, ja akuza

85
0
Shares

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi akuzat dhe mori si të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Gjyqtari Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe do duhet të japë llogari në SPAK. Por për avokatin e tij Jordan Daci, nuk ka asnjë vepër penale në këtë rast nga klienti i tij.

Ai thanë se KPA dhe askush tjetër nuk mund ta shkarkojë Dacin, pëderisa ka një vendim nga Gjykata e Apelit, ku thuhet se nuk është kryer asnjë vepër penale.

“Pavarësisht se marrë statusin e të pandehurit, ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të cilën e konsideron të paligjshëm si procedimin, si dhe vërteton që nuk ka vepër penale. Në këtë pikëpamje, nuk mund të jetë subjekt i një gjykimi i tij, pasi është një çështje e gjykuar përsa i përket funksionin që ka. Përderisa kemi një vendim të Gjykatës së Apelit ku thuhet se nuk ka një vepër penale, KPA zhvishet nga funksionet e saj, nuk mund të dalë mbi gjykatën. Nuk mund të procedohet për pezullimin e tij.”-shprehet avokati.

Pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja do të kalojë në seancë paraprake dhe është në dorë të gjykatës të zgjedhë mes tre vendimeve, pushim të çështjes, kalim për gjykim ose rikthim edhe një herë tjetër për hetim në SPAK.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY