“PS do të rihapë diskutimin për 5 qershorin”, zbardhen debatet në mbledhjen...

“PS do të rihapë diskutimin për 5 qershorin”, zbardhen debatet në mbledhjen e Këshillit Politik

66
0
Shares

Zbardhen diskutimet e mbledhjes së Këshillit Politik, e cila po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhje se PS ka qëllim të rihapë edhe njëherë diskutimin për marrëveshjen e 5 qershorit, edhe pse kjo e fundit është miratuar me konsesusin e të gjitha palëve.

Ai është shprehur se PD i qëndron firmës së saj, duke theksuar se kërkesa e PS bie në kundërshtim me dakordësinë e arritur nga palët.

Në argumentin e tij, Rama ka thënë se janë tri pole politike dhe për këtë arsye duhet të rishikohen edhe kërkesat e opozitës parlamentare, që në tryezë përfaqësohen nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

“Jemi gjithmonë 3 pole jo dy, është edhe opozita parlamentare. Pse jeni kundër hapjes së listave?”, mësohet se ka thënë Rama.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY