ARSYEJA/Gjobiten dy lokalet në Bllok, procedim penal pronarëve

ARSYEJA/Gjobiten dy lokalet në Bllok, procedim penal pronarëve

84
0
Shares

Policia nuk lejon asnje subjekt dhe individ te shkele rregullat sipas aktit Normativ.  Mesohet se fundmi se nga kontrollet e shtuara nga Policia e Tiranës, ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, jane proceduar penalisht dy administratorë lokalesh, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore të lokaleve. Gjatë inspektimit në zonën e ish-Bllokut, forcat e policise kanë konstatuar dy subjekte (lokale) që nuk respektonin masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe vendosnin muzikë të lartë, tej normave të lejuara.

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u proceduan penalisht dy administratorët e lokaleve, shtetasit: D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç. Për subjektin në administrim të shtetasit D. S. u vendos masë administrative 1.000.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY