FOTO/Manastirliu nxjerr fotot nga Infektivi: Vijon të ketë pacientë të rinj të...

FOTO/Manastirliu nxjerr fotot nga Infektivi: Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital

116
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë disa foto nga trajtimi i pacientëve me Covid-19 në spitalin Infektiv.

Ajo thotë se vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital me simptoma të rënduara si pasojë e virusit të rrezikshëm, ndërsa thekson se i gjithë shërbimi realizohet nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve.

Manastirliu bën apel që të gjithë të bëhen pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e virusit.

“Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19.

I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!

Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat. Ruaj distancën nga të tjerët. Vendose maskën. Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive”, shkruan Manastirliu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY