“800 mijë vota?”, Ish-deputetja për Ramën: T’i shohë në ëndërr! Të gjithë...

“800 mijë vota?”, Ish-deputetja për Ramën: T’i shohë në ëndërr! Të gjithë mezi presin që të ikë!

481
0
Shares

Jorida Tabaku i kujtuar kryeminsitrit Edi Rama se do ta kete te veshtire te siguroje 800 mijë vota per te marre mandatin e trete qeverises. Sipas saj, të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqinj të këtyre 30 viteve.

Sipas Tabakut, askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme.

Ajo sjell ne vemendje vrojtimin e Bankës së Shqipërisë, e cila sipas ish-deputetes, fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.

Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar”,-shprehet ajo ne mesazhin e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY