KORONAVIRUSI/Melburni i Australisë rikthehet në izolim

KORONAVIRUSI/Melburni i Australisë rikthehet në izolim

31
0
Shares

Mbi pesë milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë, do të izolohen për gjashtë javë, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Kryeministri i Viktorias, rajonit ku ndodhet Melburni, tha se izolimi do të nisë mesnatën e së mërkurës dhe do të zgjasë së paku gjashtë javë.

Vendimi vjen pasi Melburni ka regjistruar 191 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ky është numër i lartë. Askush nuk donte të ishte në këtë pozicion. E di se do të ketë dëme për shkak të kësaj. Do të jetë sfiduese”, tha Andrews.

Shumica e nxënësve do t’i kthehen mësimit në distancë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të shërbejnë vetëm ushqime që mund të merren me vete.

Në total, Australia ka regjistruar gati 9,000 raste me koronavirus dhe 106 viktima, shkruan Rel.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY