E FUNDIT/Shifrat e rasteve të reja vijojnë të jenë të larta, harta...

E FUNDIT/Shifrat e rasteve të reja vijojnë të jenë të larta, harta e shpërndarjes

154
0
Shares

Vijon situata e rende ne vendin tone sa i takon koronavirusit. Mesohet se jane 81 paciente te shtruar ne spital, ku 2 prej tyre jane te intubuar ne gjendje te rende.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Konfirmohen dhe dy viktima te tjera nga koronavirusi. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/392256148416248

 

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)
Testime totale 29669
Raste pozitive 3038
Raste të shëruara 1744
Raste Aktive 1213
Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 477
Durrës 221
Shkodër 167
Vlorë 115
Lezhë 63
Fier 49
Korçë 30
Elbasan 25
Kukës 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 11

 

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY