“Duhej të diskutohej të paktën 1 vit para zgjedhjeve”, OSBE nuk ofron...

“Duhej të diskutohej të paktën 1 vit para zgjedhjeve”, OSBE nuk ofron një formulë për sistemin e ri zgjedhor

33
0
Shares

Procesi për ndryshimin e sistemit zgjedhor duhet të nisë të paktën 1 vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Deklarata është bërë nga përfaqësuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, këshilltari për Reformën Zgjedhore, Florian Hobdari.

Kur diskutohet tema e sistemit zgjedhor, është e shumë e rëndësishme të theksojmë, si gjithmonë, se OSBE-ja nuk ka qëndrim apo preferencë mbi përzgjedhjen e sistemit nga ana e një shteti pjesëmarrës.

Kjo është arsyeja që ODIHR-i nuk nxjerr rekomandime në lidhje me ndryshimin apo modifikimin e sistemit. Përzgjedhja e sistemit zgjedhor përbën vendim sovran të çdo shteti, me kusht që sistemi të jetë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe me standardet e tjera ndërkombëtare-duke garantuar, veçanërisht, respektimin e parimeve themelore të OSBE-së, si: vota universale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë’.

‘Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent’, tha ai.

Prezenca e OSBE-së nuk ofroi një formulë për sistemin zgjedhor më të  përshtatshëm për Shqipërinë. Kur flitet për ndryshime të Kushtetutës, OSBE rekomandon kohë të nevojshme dhe gjithëpërfshirje.

“OSBE nuk ka qendrim apo preferencë për sistemin. ODIHR për këtë nuk nxjerr rekomandime për ndryshime të sistemit. Përzgjedhja e sistemi të jetë në kushtet e zgjedhjes së sovranit. Ky proces duhet të nisë përpara 1 vit para zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës e transparent.”

Në seancën dëgjimore të kësaj të marte kanë munguar përfaqësuesit e KQZ-së dhe Prokurorisë së Pëgjithshme, që ishin ftuar të jepnin oipinionin e tyre mbi ndryshimet e kërkuara në Kushtetutë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY