Tre rrëqebujt e balsamur në Elbasan, reagojnë eskpertët e huaj: Autoritetet shqiptare...

Tre rrëqebujt e balsamur në Elbasan, reagojnë eskpertët e huaj: Autoritetet shqiptare heshtën dhe nuk vepruan

136
0
Shares

Tre rrëqebuj të vrarë e të balsamosur janë të ekspozuar në një restorant në afërsi të Elbasanit. Denoncimi erdhi fillimisht nga Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri e cila botoi dy fotografi nga ky restorant në rrjetin e saj social. Prej atij momenti, kjo ngjarje u be mediatike dhe solli reagimin e shume aktoreve te tjere, qofshin keto organizata apo fondacione.

Se fundmi, Ekspertët e PPNEA dhe ata ndërkombëtarë të BLRP (Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit) analizuan dëshmitë fotografike të rrëqebullit të vrarë me individët e tjerë të fotografuar nëpërmjet kamerave kurth përgjatë rajonit ku ndodhi incidenti.

Nga ky proces, ekspertët dolën në përfundimin se rrëqebulli i vrarë ishte fotografuar në muajin Dhjetor të vitit 2018, në Zonën e Mbrojtur Stravaj, prej kamerave kurth të vendosura nga Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan. Pra, është fakt që ky individ i vrarë ka ardhur prej popullatës së rrëqebullit të Ballkanit të ndodhur në rajonin e Elbasanit.

PPNEA, së bashku me Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE), po lobojnë në nivel ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje.

Kjo masë e ndërmarrë erdhi si pasojë e mos-veprimit të autoriteteve shqiptare dhe apatisë së përgjithshme ligjore lidhur me këtë krim mjedisor.

“Ne jemi të bindur se mungesa e vëmendjes mbi këtë fenomen mund të përshkallëzojë deri në skenarin më fatkeq për jetën e egër në Shqipëri, zhdukjen e Rrëqebullit të Ballkanit“,-thuhet ne njoftimin e tyre.

Njoftim per shtyp 07.07

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY