Brataj tregon situatën e çuditshme: Qytetari nuk vë maskën se thotë kam...

Brataj tregon situatën e çuditshme: Qytetari nuk vë maskën se thotë kam pirë raki në mëngjes

34
0
Shares

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale nje ngjarje me ane te se ciles kerkon te tregoje mungesën e ndërgjegjësimit te qytetarët për respektimin e masave anti-covid.

Brataj thotë se teksa shkuar të rimbushë celularin i është kërkuar të vendosë maskë, ndërkohë që vetë punonjësja e mbante maskën poshtë gojës.

Por nuk mbaron këtu. Ai tregon se në këtë moment është futur në dyqan një tjetër klient i cili nuk mbante maskë dhe kërkesës së tij për t’u pajisur me të, i është përgjigjur se është “imun” nga Covid-19 pasi ka pirë raki që në mëngjes.

“Per te qeshur apo per te qare?  Pa hyre te dera e dyqanit te telefonise sot në mengjes degjova: Zoteri nuk sherbejme pa mask. Keni shume te drejte i thashe dhe vendosa masken. Afrohem te banaku dhe shikoj qe vajza masken e vet e mbante mi mjeker.

Me fal zonje, pse nuk e vendosni masken? Na kane dhene urdher te mos sherbejme pa mask zoteri! E kisha fjalen per ju zonje. Kam xhamin ndares zoteri me thote zonja! Edhe une e kam xhamin ndares me ju zonje i them. Nderkohe hyn nje qytetar pa mask me leket ne dore. Me boj nje karikim telefoni 1100 lek goce se jam vone. Zoteri nuk sherbejme pa mask i thote vajza.

Mushe se po dal ke dera thot zoteria dhe nderkohe nuk po leviste nga vendi. I drejtohem, zoteri te lutem ose gjeni nje mask ose dilni te dera i them. Hec o zoteri me thot, kam pi gjysem kile raki qe ne mengjes, nuk me gje gjo mua!”, shkruan Brataj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY