DETAJE/Koronavirusi përhapet tek Bashkia e Kavajës, në Elbasan infektohet i burgosuri që...

DETAJE/Koronavirusi përhapet tek Bashkia e Kavajës, në Elbasan infektohet i burgosuri që doli me lejë

206
0
Shares

Ministria e shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë 6 persona në qytetin e Kavajës.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se të 6 rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti.

5 prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se ekspertët epidemiologë që gjurmojnë rastet tregojnë më tepër vëmendje ndaj institucioneve shtetërore, ndërsa sa i përket qytetarëve nuk shihet e njëjta vëmendje.

Ndërsa në Elbasan sot janë regjistruar katër raste të reja. Behet me dije se njëri prej tyre është një i burgosur që kishte përfituar leje për disa ditë.

Ai ka rezultuar pozitivë dhe nuk dihet se ku është infektuar. Tri dite para se të rikthehej në burg pasi i perfundonte leja, ai ka shfaqur simptoma të virusit.

Në vendin tonë aktualisht janë 1108 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY