Basha jep detajet pas takimeve në Velipojë: Do heqim taksën e Rrugës...

Basha jep detajet pas takimeve në Velipojë: Do heqim taksën e Rrugës së Kombit, ja premtimi për biznesin e vogël

62
0
Shares

Kryedemokrati Lulzim Basha eshte takuar sot në Velipojë me sipërmarrës të sektorit të turizmit të zonës.

Basha thote se me nisjen e sezonit turistik, në vend të mbështetjes nga qeveria, ata u goditën nga fadromat dhe prishjet selektive akoma pa filluar të nxjerrin sadopak të ardhura për banorët atje.

Kryedemokrati shpjegon se pa asnjë dokument, banditët e pushtetit shkatërruan mundin dhe djersën e qytetarëve dhe kjo për t’u hapur rrugë projekteve korruptive të oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Tregtarët e zonës i thane kryedemokratit se xhiroja është përgjysmuar dhe shpresat për të nxjerrë shpenzimet e tyre për këtë vit janë fare të pakta.

Të gjithë ata që kanë prishur pronën e ndërtuar me gjakun dhe djersën e shqiptarëve, do të marrin dënimin e merituar. Këta banorë që kanë parë investimin e jetës të rrënuar para syve, meritojnë drejtësi.

Pushuesit nga Kosova nuk do të rëndohen më me tarifën prej 5 eurosh. Ne do ta heqim taksën e Rrugës së Kombit që na ndan me vëllezërit tanë. Ne do t’i heqim bizneseve, bandat e taksidarëve nga qafa si dhe do të anulojmë “taksën Rama” për karburantin.

Vëmendja jonë do të përqëndrohet te biznesi i vogël, si sipërmarrja që përbën shtyllën kryesore të ekonomisë në vend, duke caktuar vetëm një taksë 0.5% të xhiros vjetore. Qeveria jonë do të investojë në infrastrukturën rrugore, ujë dhe kanalizime dhe në rrjetin energjitik, në mënyrë që turizmi shqiptar të ketë kushte normale dhe të denja për pushuesit shqiptarë dhe të huaj”,-u shpreh Basha para sipermarrsve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY