Negociatat dhe kushtet/KE publikon axhendën: Kur diskutohet për Shqipërinë

Negociatat dhe kushtet/KE publikon axhendën: Kur diskutohet për Shqipërinë

89
0
Shares

Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar ditën e sotme axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së gjatë presidencës gjermane.

Sipas gazetares Erisa Zykaj, sipas kësaj axhende, mundësia e parë e aprovimit të kornizave negociuese për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është fiksuar në datën 10 nëntor.

Përcaktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që më parë këto korniza negociuese të aprovohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për hapjen zyrtare të negociatave Shqipëria ka një kushtëzim të qartë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që është publikuar në vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian të 25 marsit.

Gjithashtu, kujtome se Parlamenti Evropian votoi per 15 kushtet qe iu vendosen Shqiperise, detyrim i cili duhet te realizohet para kesaj konference.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY