‘E thonë dhe raportet”, Tabaku: Shtatë vite korrupsion u kanë kushtuar shqiptarëve...

‘E thonë dhe raportet”, Tabaku: Shtatë vite korrupsion u kanë kushtuar shqiptarëve 6,2 miliardë euro

57
0
Shares

Teksa adreson gjithmone problemet e shumta lidhur me ekonomine e vendit, ish-deputetja Jorida Tabaku, teksa ben llogarite, thote se plot 7 vite korrupsion u ka kushtuar shqiptarëve 6,2 mld euro- konfirmimi i cili këte here vjen nga KLSH.

Sipas Tabakut, Në cilindo raport që ka lidhje me ekonominë dhe manaxhimin e parave, shqiptarët dhe sipërmarësit lexojnë problemin strukturor dhe sëmundjen që buron nga kjo qeveri; korrupsionin.

“Janë 6.2 mld euro që mund të ishin përdorur për ekonominë, infrastrukturën, investime publike në shërbim të qytetarëve. Janë miliarda që vijnë nga taksat e qytetarëve, nga xhepat e tyre, djersa e ballit të tyre dhe që kanë shkuar për llogaritë personale të qeveritarëve dhe oligarkëve, përmes korrupsionit”,-shprehet ajo.

Ajo i referohet serish Transparency International, ku thote se korrupsioni me 880 milionë euro në vit përkthehet 23 vende më poshtë në renditje.

Po ashtu, ajo permend dhe Dhomen Amerikane te Tregtisë, që nxjerr korrupsionin si një nga arsyet kryesore pse bizneset dështojnë në Shqipëri.

“Çdo gjetje e Eurobarometrit flet për korrupsion të përhapur në Shqipëri, në dogana, në tatime, në shëndetësi, në hipoteka, kudo ka vetëm zhvatje të qytetarit sipas modelit të krijuar nga kreu i qeverisë.

Pa larguar Ramën, këto probleme që i zhysin shqiptarët më thellë në varfëri nuk largohen! Na duhet ndryshim, që të mos na vjedhin edhe vitin tjetër milionë euro të tjera taksa, të mos na vjedhin një rrugë më të mirë, një shkollë më të mirë, një pagë më të mirë”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY