DESHMIA/Adiola Lakra nuk pranon se u pagua për të nxjerrë në pritë...

DESHMIA/Adiola Lakra nuk pranon se u pagua për të nxjerrë në pritë Billën: Isha e lidhur me të dy

271
0
Shares

Ne sallen e gjyqit, Adiola Lakra ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka pranuar se është paguar për të nxjerrë në pritë Billën.

“Une kam qene e lidhur me Sebastian Malin pasi jetoja ne te njejtin pallat ku e ema e tij kishte parkukerine. Jemi lidhur por me pas jemi ndare, fillimisht me ka bere Billa ftes ne instagram kemi folur dhe jemi lidhur, ne gjithmone takoheshim ne te njejtin vend pasi Hekurani nuk levizte”.

Lakra ka deklaruar se jetonte më të njëjtin pallat, ndërsa pinte kafe në katin e parë. Nga aty ka filluar shoqërimi dhe frekuentimi me të, që është konkretizuar në një lidhje marrdhënieje sentimentale. Lakra ka deklaruar se në pallatin ku jetonte kishte një biznes edhe e ëma e Malit, një parukeri. Sa i përket njohjes me Hekuran Billën, ky i fundit i ka dërguar miqësi në Instagram dhe më pas ka filluar njohjen, pasi është ndarë me Malin.

Mësohet se ata takoheshin gjithmonë në të njëjtin vend, pranë Komunës së Parisit aty dhe ku ndodhi atentati I 11 qershorit.

E reja akuzohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Billës. Ajo dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës, të cilin do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor thane se nga këqyrja e celularit të viktimës është përfituar edhe biseda që Billa kishte pasur me Adiolën.

Në funksion të hetimeve janë kryer edhe përgjime të bisedave telefonike mes 26 vjeçares Lakra dhe 22 vjecarit Sebastian Malit, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në ekzekutimin e Billës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY