Dvorani nuk bindet për sharkimin, jep ‘amanetet’ e fundit për ish-kolegët: KED...

Dvorani nuk bindet për sharkimin, jep ‘amanetet’ e fundit për ish-kolegët: KED të vijojë mbledhjet, presin emërimet

99
0
Shares

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar një letër zv. kryetares së këtij institucioni dhe anëtarëve të tij lidhur me shkarkimin e tij nga Këshilli i Lartë Gjyqësor duke iu lene  ‘amanetet’ e tij te fundit.

Ai e quan të paligjashëm shkarkimin e tij duke deklaruar se KLGJ e ka shkarkuar vetëm me një fjali, pa arsyetuar këtë vendimmarrje.

Dvorani thotë se edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga ky vendim, ai akoma nuk është zbardhur nga KLGJ, për t’iu vënë në dispozicion atij.

Edhe pse e quan antikushtetuese nismën e Presidentit Meta për të dërguar në Këshillin e Lartë Gjyqësor shqyrtimin e mandatit të tij në Gjykatën e Latë dhe vendimin e këtij të fundit për të ndërprerë mandatin e tij në këtë gjykatë, rrjedhimisht edhe në KED, Dvorani thotë se kjo nuk duhet të pengojë punën e KED.

‘Sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED,  do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura për gjetjet në procedurat e verifikimit të kandidaturave të tyre, si edhe për të përcaktuar menjëherë thirrjen e mbledhjes së KED me rend dite shqyrtimin e gjetjeve në procedurat e verifikimit të kandidaturave për një vend vakant, vakancë e parakohshme, të shpallura nga secili organ emërtese, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës”, shkruan Dvorani në letrën dërguar ish-kolegëve.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY