Në disa qytete rinis transporti publik, publikohen 13 masat urgjente që duhen...

Në disa qytete rinis transporti publik, publikohen 13 masat urgjente që duhen patur parasysh

378
0
Shares

Edhe pse eshte ende pa zgjidhje situata me transportin publik, disa prej qyteteve kane reaguar pozitivisht dhe priten te nisin punen.

Transporti publik interurban në Shkodër do të rifillojë aktivitetin duke filluar nga dita e nesërme (24 qershor). Përfaqësues të këtij sektori në Shkodër thanë se puna do të rifillojë pasi kanë 4 muaj pa punë dhe se ndodhen në situatë të vështirë ekonomike. Ata shprehen se do t’i respektojnë protokollet anti-covid.

Shoqëritë e transportit urban dhe interurban të qarkut të Shkodrës do fillojnë daljen në punë. Kemi 4 muaj pa punë, rrezikohemi na ana ekonomike, luftojmë për bukën e gojës. Ditën e mërkurë, linjat tona ndërqytetase do fillojnë punën në orën 6 të mëngjesit deri në orën 5 mbasdite nga Tirana, si dhe nga linjat e tjera. Do t’i respektojmë të gjitha rregullat, jemi pajisur me të gjitha mjetet”,-shprehen ata.

Ndërkohë në Korçë, drejtuesit e furgonëve shprehen se janë të gatshëm të punojnë sipas protokolleve të sigurisë të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe me 70% të kapacitetit. Sipas tyre, nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, dhe se puna duhet të rifillohet pasi po mbesin pa bukë.

Puna do të rifillojë edhe në Vlorë.

Nderkaq, ne vende te tjera, sipas perfaqesueve te transportit, protokollet jane te pazbatueshme dhe prekin drejtperdrejt kostot, pasi nuk munden te punojne me nje kapacitet te reduktuar.

Nderkaq, ne media, jane zbardhur dhe rregullat për transportin publik ndërqytetas, ku se fundmi Tch ka publikuar dhe listen e plote:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.
2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.
3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.
4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.
5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.
6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.
7. Duhen dezinfektuar makinat.
8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.
9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.
10. Terminali të dizinfektohet.
11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.
12. Të respektohen masat e higjienës.
13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.

Nderkaq, Ministria e Infrastrukturës nuk tërhiqet nga kushti për zbatimin e protokollit të sigurisë për hapjen e transportit urban.

Në një reagim për ABC News ata thonë se pas vendimit të Komitetit Tekninik, transporti Publik është i lirë të fillojë punë, ndërsa do të mbështeten financiarisht siç ka premtuar edhe kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY