Ministria dha OK për rinisjen, shoqata e transportit publik paralajmëron protesta: Protokolli...

Ministria dha OK për rinisjen, shoqata e transportit publik paralajmëron protesta: Protokolli i pazbatueshëm

56
0
Shares

Megjithëse  ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi rihapjen e transportit publik, shoqatat e Transportit Ndërqytetas dhe Urban kanë paralajmëruar protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre.

Ata refuzojnë të rihapen pa u ndryshuar protokolli i sigurisë dhe pa u plotësuar kërkesat që ata kanë.

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas është shprehur se MSH ka hequr masat kufizuese ndërsa protokolli vijon të jetë në fuqi, duke shtuar se janë në pritje të një vendimi nga MIE.

Ne daljet per mediat, perfaqesuesit jane shprehur se zbatimi i 13 pikave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë do t’i çonte ata drejt falimentit.

“Ne nuk na dalin shpenzimet me këtë 50 ulje të fluksit. Nuk kemi kapacitete. ne do të dalim në një deklaratë për shtyp. Por me shumë siguri themi se do të ketë dhe një protestë.”,-shprehen ata.

DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY