PD: Venecia frenoi tentativat antidemokratike të kryeministrit, 15 kushtet janë për Edi...

PD: Venecia frenoi tentativat antidemokratike të kryeministrit, 15 kushtet janë për Edi Ramën

42
0
Shares

PD ka reaguar përmes nënkryetarit Edmond Spaho, lidhur me opinionet e Komisionit të Venecias lidhur me Gjykatën kushtetuese si edhe ligjin ‘Antishpifje’.

Në një deklaratë për mediat në seli, Spaho u shpreh se opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, provuan se 15 kushtet e integrimit nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.

• Ligji i censurës është vepër e tij.
• Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj.
Të dyja janë pjesë e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, të cilat lidhen edhe me një kusht të tretë. Është Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë për legjitimitetin e votimeve të 30 Qershorit të vitit të kaluar”,-shprehet Spaho.

Duke i dhene merita dhe presidentit Meta, Spaho thote se edhe kjo tentativë antidemokratike e kryeministrit të kalbur nga korrupsioni 8 vjeçar, u frenua nga Komisioni i Venecias, duke i dhënë Shqipërisë shansin të përmbushë 2 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY