Shoqërohet një person për vrasjen e Hekuran Billës, dyshohet se kishte rolin...

Shoqërohet një person për vrasjen e Hekuran Billës, dyshohet se kishte rolin e informatorit

27
0
Shares

Policia e Tiranës ka ndaluar një person, të  dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës.

Personi i ndaluar është nga Tirana, i afërm i Prel Markut, i cili u vra nga Hekuran Billa në vitin 2006 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është pikasur nga kamerat e sigurisë duke lëvizur në zonë dhe dyshohet se është informator.

Burimet bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje gjatë natës dhe nuk ka pranuar akuzat.Veç personit të ndaluar, policia ka shoqëruar disa persona të tjerë si të përfshirë në vrasje por ende s’ka prova konkrete që ti lidhë me ngjarjen.

Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e Billës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY