FOTO/Basha pas takimeve me fermerë në Sauk dhe Baldushk: Ky është plani...

FOTO/Basha pas takimeve me fermerë në Sauk dhe Baldushk: Ky është plani i PD për t’i mbështetur

42
0
Shares

Takimet që ka zhvuilluar me njerez të biznesit dhe fermerë në Sauk e Baldushk Kryetari Demokrat Lulzim Basha i ka shprendarë edhe ne faqen e tij në facebook.

Sipas asaj qe konstaton, kriza ekonomike thellohet, pamundësia për të përballuar jetën shtohet, ndërsa njeriu përgjegjës për këtë situatë harxhon orë të tëra në ekran duke folur për gjithçka përveçse për hallet e qytetarëve.

Basha kupton nga takimet me qytetaret, se papunësia është rritur, fuqia blerëse ka rënë, çmimet janë rritur e për qytetarët po bëhet gjithnjë e më e veshtirë mbijetesa.

Basha shprehet se në këto 7 vjet virusi më shkatërrimtar për qytetarët dhe ekonominë është RAMAVIRUSI.

Duke treguar permes fotove gjendjen e tyre, Basha ka folur dhe per planin konkret qe PD ka lidhur me daljen nga kriza.

Ne e kemi një plan me të cilin do të mbështesim biznesin përmes krijimit të lehtësive fiskale dhe do të ndalojmë bandën e taksidarëve t’iu bëjë presion për rryshfetin e rradhës.

Ne do të akordojmë subvencione që do të shkojnë si mbështetje direkt tek fermerët në varësi të prodhimit të tyre.

Do të heqim taksën “Rama” mbi naftën dhe si çdo qeveri tjetër e përgjegjshme në Europë do t’iu garantojmë shqiptarëve përmbushjen e nevojave minimale për jetën dhe arsimin për fëmijët.Asnjë fëmijë, nxënës apo student nuk do të mbetet pa shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike.Ne do të ndërtojmë një qeverisje normale, që do të punojë për shqiptarët dhe jo për një grusht oligarkësh”-u shpreh Basha.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY