Rekord me shifrat ditët e fundit, Manastirliu tregon nëse do të rikthehet...

Rekord me shifrat ditët e fundit, Manastirliu tregon nëse do të rikthehet karantina

187
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Traumës, u shpreh se sistemi shëndetësor vijon të jetë në gatishmëri për të përballuar situatë e COVID-19, ndërsa konfirmoi se pavarësisht rasteve të shumta, nuk do të ketë rikthim të karantinës.

Ndërkohë pavarësisht rritjes së shifrave, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim pas, por duhet treguar kujdes në respektimin e masave të vendosura.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri deklaroi se BE do të vijojë t’i qëndrojë në krah Shqipërisë siç ka bërë që nga dita e parë e epidemisë dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të përballuar situatën

 “Situata po monitorohet me shumë kujdes. Edhe pse shifrat janë rritur këto ditë, Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar se nuk ka kthim pas, por ka nevojë për një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për të respektuar rregullat, që të kufizojmë përhapjen e COVID19, ndërsa sistemi shëndetësor po përgatitet për forcimin e kapaciteteve”, u shpreh ai.

Deklaratë e cila u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve mjekësore të Bashkimit Europian për përballimin e epidemisë në vend, në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY