“Bizneset në rrugën e Saraçëve janë lënë në harresë”, Tabaku në terren:...

“Bizneset në rrugën e Saraçëve janë lënë në harresë”, Tabaku në terren: Alternativa e PD për të çliruar biznesin

53
0
Shares

Jorida Tabaku konstaton se ne cilin do cep të Tiranës të pyesësh apo takosh biznese do të tregojnë të gjithë një listë të gjatë ankesash dhe shqetësimesh.

Ish-deputetja shpreher se vendi ka hyre ne krize dbe vuan pasojat e RAMAVIRUSIT .

“Ajo eshtë pengesa për çdo sipërmarrje, politikat e tij fiskale dhe ekonomike kanë pamundësuar mundësinë e kryerjes së biznesit”,shprehet ish-deputetja.

Gjatë gjithë periudhës së pandemisë bizneset në rrugën e Saraçëve dhe më tej janë lënë në harresë, askush nuk i sheh apo nuk i pyet për situatën e tyre, dhe sipas Tabakut dhe ndihma qe premtoi qeveria nuk eshte implementuar

“Prandaj alternativa ndaj çoroditjes së politikave të taksave të larta, tarifave pa fre, humbjes së të ardhurave si pasojë e një tregu të monopolizuar është vota për opozitën.

Taksa e sheshtë prej 9% është reale dhe e prekshme. Një mundësi për sipërmarrësit dhe qytetarët që të kenë më shumë para në xhepin e tyre, të konsumojnë më shumë dhe të investojnë më shumë në biznesin e tyre. Ajo është e vetmja rrugë për të përballuar krizën 7 vjeçare që RAMAVIRUSI ka degdisur biznesin në Shqipëri. rruga për të rritur punësimin dhe për të rikthyer sytë e shqiptarëve në vend”,-mbyll reagimin e saj ish-deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY