PD akuza Veliajt: Po përdor metoda mafioze për t’i mbyllur gojën RTV...

PD akuza Veliajt: Po përdor metoda mafioze për t’i mbyllur gojën RTV Ora

48
0
Shares

Shenjestra e radhes nga PD eshte Erion Veliaj. Partia Demokratike, me  Albana Vokshin, ka reaguar diten e sotme, duke sulmuar Veliajn dhe akuzuar ate per metodat mafioze kunder medias.

Vokshi u shpreh se Veliaj përdor segmente të caktuara shtetërore për t’i mbyllur gojën RTV Ora. Ajo theksoi se çdo zyrtar i përfshirë nga Veliaj në sulmin kundër gazetarëve dhe pronarit të RTV Ora do të mbajë përgjegjësi.

Gazetarët e Televizionit Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliajt. Për shkak të punës së pavarur të gazetarëve, që vënë në dukje abuzimet skandaloze të bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj po përdor çdo mjet për të kërcënuar jo vetëm gazetarët, por edhe pronarin e kësaj mediaje, Ylli Ndroqi.

Mesazhi i Erion Veliajt është i qartë: Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranojnë kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin, të mos investigojnë, të mbyllin gojën përpara padrejtësisë dhe abuzimit me pushtetin nga Kryetari i paligjshëm i Bashkisë së Tiranës.

Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera, përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe të organeve të tjera ligjzbatuese.

Segmentet e shtetit që Erion Veliaj po i keqpërdor për interesat e tij kriminale duhet të kuptojnë që përgjegjësia është individuale dhe secili do të përgjigjet për çdo veprim kriminal kundër lirisë së medias”,-shprehet ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY