VIDEO/Basha në Elbasan këtë mëngjes, mesazh për maturantët

VIDEO/Basha në Elbasan këtë mëngjes, mesazh për maturantët

47
0
Shares

Lulzim Basha nepermjet nje video live nga Facebook, uroi maturantet ne diten e pare te provimit shteteror te tyre, ate te gjuhes se huaj. Ai i uroi qe te kene sukses, ndersa tha se qeveria e tij do te punoje per tu siguruar te ardhmen dhe sa me shume vende pune.

Basha tha se ndodhej ne Elbasan, ne nje prej qyteteve per te cilen e ka perfaqesuar per disa kohe ne parlament, ndersa e quajti te rendesishem per vendin,duke permendur dhe shkollat pedagogjike.

Basha ndodhet ne Elbasan, per te vijuar me turin e takimeve te tij, ku fokusi ka qene biznesi i vogel gjithe keto jave.

LIVE – Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Elbasan për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 8 juin 2020

 

DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA GJATË VIZITËS NË ELBASA

Përshendetje të dashur miq!

Sot dua t’u uroj të gjithë maturantëve suksese në provimet që kanë nisur pak minuta më parë nga qyteti i Normales, nga zemra e Shqipërisë, nga Elbasani, qytet në të cilin kam patur nderin t’i përfaqësoj për disa vite në parlamentin e Shqipërisë.

Sot ndodhem prapë në mesin e elbasanllinjve, këtij qyteti me tradita të jashtëzakonshme të qytetarisë. Por mbi të gjitha me një vend të veçantë në historinë e arsimit shqiptar, Elbasani i Pedagogjikes, Elbasani i Normales, Elbasani i intelektualëve që kanë dhënë kaq shumë për arsimin dhe për breza të tërë mësuesish anembanë vendit.

Ndaj është edhe vendi më i përshtatshëm për t’u uruar dhjetëra mijëra maturantëve suksese në provimet e maturës! Sfida juaj është të dilni sa më mirë në këtë provime.
Sfida jonë është t’ju sigurojmë një të ardhme sa më të sigurt në karrierën tuaj të mëtejshme si studentë në universitete dhe t’ju sigurojmë një ekonomi që të punojë për ju dhe që t’ju japë vende pune e sa më shumë kënaqësi dhe shanse për të ardhmen për ju dhe sa më pak stres dhe mundime për prindërit tuaj.

Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese nga Elbasani i Normales, sot ditën e provimeve të Maturës, të gjithë maturantëve shqiptarë.
Përshëndetje! Mirupafshim!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY