Nuk ulet numri i infektimeve, rastet e fundit në tre zona

Nuk ulet numri i infektimeve, rastet e fundit në tre zona

216
0
Shares

17 raste te reja me koronavirus jane shenuar ne vendin tone.

Nga perditesimi i ministrise se shendetesise, rastet e reja jane ne Shkoder, Kamze dhe ne Tirane.

Perkatesisht: 8 ne Tirane, 6 ne Shkoder dhe 3 ne Kamez.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

Janë testuar në 24 orët e fundit 19 personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitivë nga kontakte dhe 1 personel është shëruar në 24 orët e fundit.

Pavarësisht shërimeve ditore, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 34 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar ne 945 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 284 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

COVID-19 – Statistika (8 Qershor 2020)

Testime totale                         18601

Testime molekulare                16357

Testime serologjike                 2244

Raste pozitive                          1263

Raste të shëruara                      945

Raste Aktive                               284

Humbje jete                               34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           188

Shkodër         25

Krujë              24

Kamëz           17

Durrës           10

Mat                 9

Lushnje           6

Tropojë          2

Korçë              1

Librazhd          1

Mallakastër     1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY