EMRI/Humb jetën nga një gabim mjekësor studentja shqiptaro-greke

EMRI/Humb jetën nga një gabim mjekësor studentja shqiptaro-greke

260
0
Shares

Aleksandra Bistolaki, një 22 vjeçare, ka humbur jetën nga një gabim mjekësor në Greqi.
Studentja shqiptaro-greke, e lindur në Korinth, ka kryer në 22 maj një ndërhyrje rutinë, për heqjen e një çisti që i shkaktonte çrregullim hormonal.

Pas ndërhyrjes në klinikën private të një mjeku me njohje të fuqishme e klinikë të madhe në qendër të Korinthit, studentja ankohej se nuk ndjehej mirë. E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, sëbashku me të atin, vendas, e transferuan në spitalin e madh të Athinës, Georgios Genimatas. Pak orë pas ndërhyrjes Aleksandra Bistolaki bie në koma.

Megjithëse pritet raportimi i mjekut ligjor, dëshmitë e para bëjnë fjalë për mbidozë të anestezisë.

Tepër emocionues ishte reagimi në gjithë Greqinë, nga zona e Korinthit ku studentja kaloi vitet e fëmijërisë, në Preveza ku studionte për Financë e Kontabilitet, madje dhe jashtë Greqisë, pasi thirrjes së spitalit i’u përgjigjën me mijra persona, që dhanë gjak për të shpëtuar jetën e Aleksandras.

Në 1 qershor, 22 vjeçarja humbi betejën e vështirë, duke zhytur në hidhërim familjen dhe gjithë miqtë e saj.

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY