DETAJE/U plagos me armë zjarri në Peqin, i riu hedh foton nga...

DETAJE/U plagos me armë zjarri në Peqin, i riu hedh foton nga spitali, identifikohet autori

232
0
Shares

Një person mbeti i plagosur me armë zjarri në Peqin. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:10 në një lokal afër xhamisë, ku si pasojë e një konflikti të çastit u plagos në këmbë shtetasi i identifikuar si Besmir Hasballa 31 vjeç.

Ai është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Siç mund ta shikoni dhe në foton e bërë vete prej tij nga spitali, tregon që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasi Adriatik Mezja, dhe po punohet për kapjen e tij.

”Shërbimet e Policisë dhe  grupi hetimor shkuan menjëherë  në vendngjarje dhe  falë veprimeve të shpejta  bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes,  shtetasin A.M.,  ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hasballa është person i njohur për policinë pasi sipas informacioneve në 2008 ka bërë një atentat bashkë me babain dhe 2 miq të tjerë në qendër të Peqinit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY